Argjentina arriti që të kalonte në finalen e Kupës së Amerikës duke mundur Kolumbinë vetëm në ruletën ruse. Koha e rregullt përfundoi në shifrat 1-1, teksa pas realizimit të Martinez ishte Diaz që riktheu baraspeshën.
Kolumbia nuk arriti dot që të përsëriste historinë e suksesit si me Uruguain nga 11-metërshat. Mes lojtarëve që gabuan në ekzekutim ishte edhe Yerry Mina. Ky i fundit kur shënoi ndaj Uruguait nga penalltia nisi që të kërcente për ta ekzagjeruar me festimin.
Ndërkohë menjëherë pas gaboi në ruletën ruse ndaj portierit të Argjentinës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lionel Mesit: “Kërce tani, kërce”. Të dy këta lojtarë kanë qenë së bashku te Barcelona, ndërsa katalanasit e shitën Minën te Evertoni në Premier League. /Sport Ekspres/
“HOW ABOUT DANCING NOW?” yells Leo Messi to Yerry Mina after his penalty kick is saved by Dibu Martínez. This is the Messi all of Argentina wants to see. Fired up and in it ???????????????????? pic.twitter.com/0mFXzVdru5
— Nico Cantor (@Nicocantor1) July 7, 2021