Xhakomo Vrioni ka nisur një eksperiencë të re, teska Juventusi vendosi ta huazojë për një sezon në Austri. Sulmuesi shqiptar tregon menjëherë aftësitë e tij në skuadrën e re, Svarovski Tirol, teksa vetëm dy ditë pas prezantimit debuton me një dopietë.
Ekipi austriak ka zhvilluar një takim miqësor me Rakov Çestoçova, që përfundoi në shifrat 3-3. Protagonist ishte edhe Vironi, që në harkun kohor të 6 minutave tund dy herrë rrjetën e kundërshtarëve, fillimisht në minutë ne 20-të ndërsa më pas në të 26-n./Sport Ekspres/