“A e keni parë se çfarë bëri djali 18-vjeç?”, trajneri i Spanjës “e tepron”: As Iniesta nuk ishte më i mirë se Pedri

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, zgjodhi që pas ndeshjes me Italinë të merrte më të mirën. Pavarësisht se janë eliminuar nga Europiani, spanjollët i dominuan kundërshtarët me mënyrën e tyre të lojës. Gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur edhe shumë kritika, ku natyrisht që përmenden yje të munguar si Iniesta dhe Ksavi te Spanja.

Por Enrique mendon ndryshe, në Kombëtaren që drejtonte kishte një futbollist më të mirë se Iniesta. “Dani Olmo zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, ishte anormal. Por a e vërejti dikush se çfarë bëri djali 18-vjeçar, Pedri? Unë nuk e kam parë askund tjetër. As te Iniesta kur ishte në moshën e tij. Është thjeshtë unike dhe duhet të kujdesesh për të rinjtë”, ka thënë Enrique. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online