Në mediat boshnjake po e quajnë “të humbur” ndeshjen me Vllazninë pa qenë e nevojshme të zbritet në fushën e lojës. Këtë herë është një tjetër media, “Sportsport.ba” e cila e nis artikullin me: “Rivali i Sirokit merr një lojtar me rrogë astronomike”.
Këtu i referohet Latifit që nënshkroi kontratën 2-vjeçare dhe pritet që të përfitojë 10.000 euro në muaj. Kjo i tremb jo pak kundërshtarët, ndërsa në mbrëmjen e djeshme ishte një tjetër media boshnjake e cila shkruante se te Siroki vetëm sa do të ëndërronin këto nënshkrime të tilla. /Sport Ekspres/