Erdhi “falas” te Interi? Shifrat nuk e tregojnë, ja shpenzimi ekonomik i zikaltërve për Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu mori përsipër gjithë barrën mbi shpinë për të përballuar urrejtjen e tifozëve të Milanit duke zgjedhur që të shkojë te rivalët e tyre të përjetshëm, Interi. Pra një lëvizje aspak normale kjo e mesfushorit turk që nuk mund të kalojë lehtë sa i përket komentimit nga ana e mediave dhe tifozëve në Itali.

Ky lojtar mbërriti falas te Interi pasi i përfundoi kontrata me Milanin. Megjithatë nëse i futemi aspektit ekonomik, zikaltërit kanë shpenzimet e tyre mbi këtë futbollist. Kontrata e re është shkuar për tre vite, atje ku Calhangolu do të përfitojë 5 milionë euro në sezon. Gjithashtu edhe në llogarinë e menaxherit të tij, Gordon Stipic, do të paguhet nga bordi i Interit shifra prej 3.5 milionë eurosh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online