Ditën e sotme janë dhënë verdiket e para në këtë Kampionat Europian dhe është pikërisht grupi A që jep 2 emrat e parë që kalojnë në fazën e 1/16-ve. Italia e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me pikë të plota dhe tashmë i ka sytë nga dita e nesërme, kur do të vendoset edhe kundërshtari i radhës për ta.
“Axurrët“ do të peshkojnë në turin tjetër ekipin që do të renditet i dyti në grupin C, pra një mes Ukrainës dhe Austrisë. Kombëtarja e Shevçenkos momentalisht vjen e dyta pas Holandës në klasifikim, megjithëse mban të njëjtin numër pikësh me Austrinë. Por nesër të dyja këto ekipe do të ndeshen me njëra-tjetrën dhe do të përcaktojnë përfundimisht se cila do të shkojë në Londër për të provuar shanset me një prej më të mirëve të këtij kompeticioni, Italinë. Ndërkohë Uellsi do të luajë me skuadrën që do të renditet e dyta në grupin B, ku bëjnë pjesë Belgjika, Danimarka, Finlanda dhe Rusia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Renditja e Grupit C/ Ukraina luan nesër kundër Austrisë për të përcaktuar përfundimisht vendin e dytë që do të përballet më pas me Italinë