Spanjë-Poloni është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1. Pas vërshëllimave të marra në ndeshjen kundër Suedisë, Morata jep sinjale pozitive duke tundur rrjetën e Polonisë në minutën e 25. Por sulmuesi spanjoll nuk mjafton, teksa Spanja tronditet nga Polonia, e cila barazon rezultatin në minutën e 54-t falë Robert Levandovskit.
Pak minuta më vonë andaluzianët kanë shansin e artë për të dalë me tre pikë nga stadiumi, por Moreno godet shtyllën nga pika e penalltisë, ndërsa Morata gabon tërësisht me topin që u kthye në këmbët e tij. Sulmuesi i Juventusit shpërdoron shumë gjatë takimit dhe kjo padyshim i lë shije të hidhur tifozëve, që nuk i kanë kursyer përsëri vërshëllimat në momentin e zëvendësimit të Moratës.
Spanja merr kështu vetëm 1 pikë dhe mban vendin e tretë në renditje. Skuadra e Luis Enrikes ndodhet në pozita të vështira dhe vendos në rrezik edhe kualifikimin në nga faza e grupeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1406344443305902085