U largua nga Kukësi, Nderim Nexhipi nuk humb kohë dhe zyrtarizohet në ekipin e ri si drejtor

Ish-drejtori i njohur i Kukësit, Nderim Nexhipi do të jetë nga sezoni i ardhshëm pjesë e Superligës së Kosovës. 37 vjeçari është emëruar si drejtori sportiv i skuadrës Ballkani, ku do të synojë fitmin e titullit kampion. Lajmin e ka bërë të ditur vëte faqja zyrtare e FK Ballkanit në Facebook, ndërkohë largimi nga verilindorët erdhi pas sezonit të dështuar ku nuk u përmbushën objektivat. /Sport Ekspres/

“Të dashur tifoz

Afaristi i mirënjohur Suharekas Shyqyri Hoxha – Lindi, ka vendosur qe përvojën e tij të bërit biznes ta kultivojë dhe të instalojë në klubin tonë. Lindi dhe klubi janë dakorduar që s’bashku duke gërshetuar ndërmarrësinë dhe sportin të qojnë klubin në nivele të larta. Gjithashtu duhet të cekim se Lindi me shumë shokë, vite me rradhë e kanë mbajtur klubin.
Lindi nga sot do të ushtroj detyrën e drejtorit menaxhues.

Ndërsa,në krahë të Lindit për çështje sportive do të jetë emri i njohur mbarëshqiptar si futbollist dhe punëtor sportiv nëpër shumë klube rajonale dhe Europiane. Mirësevjen Nderim Nexhipi, në cilësi të Drejtorit Sportiv.

Na priftë e mbara Suharekë “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *