“Djali i Gasperinit” shkatërron Portugalinë, Gjermania “puth këmbët e Goatsens”

Gosens apo Goatsens? Si quhet prodhimi i Gasperinit që po shkëlqen edhe në Europian? Kjo është pyetja e ngritur pas takimit të Gjermanisë kundër Portugalisë që u fitua nga djemtë e Lëv në shifrat 4-2.

Goli i parë i takimit do vinte nga Gosens, por u anullua nga arbitri për pozicion jashtë loje. Pas realizimit të Kristiano Ronaldos me portën e boshatisur që e nxori Jota, Gjermania zbriti në fushë.

Pasimi i Gosens detyroi Ruben Dias të dërgonte topin në rrjetën e tij, ndërsa të njëjtën rrugë e ndoqi edhe Guerreiro. “Djali i Gasperinit” vazhdoi me protagonizmin duke dhënë asistin për Havertz dhe shënoi sërish në rrjetën e portugezëve, por këtë herë pa iu anulluar goli. E për të mbyllur statistikat Ronaldo do t’i kthente borxhin Jotës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online