Belgjika ka vërtetuar mbrëmjen e sotme të gjitha arsyet përse konsiderohet një prej kandidateve për të ngritur në qiellin e Londrës trofeun e Euro 2020. Rusët duken të vegjël përpara tyre, teksa belgët i kanë mposhtur lehtësisht me shifrat 3-0. Goli i parë erdhi shumë shpejt. Në minutën e 10 Romelu Lukaku tund rrjetën dhe i jep avantazhin Kombëtares së tij.
Ndërkohë po gjatë pjesës së parë Belgjika dyfishon shifrat me Meunier dhe hyn e qetë në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë skuadra e Martinez lëshon pak terren nga dominimi i saj, duke i dhënë më tepër hapësira Rusisë. Megjithatë kjo e fundit nuk ka arritur ti shfrytëzojë për të gjetur golin.
Në momentin kur për pak minuta pritej edhe vërshëllima e fundit e gjyqtarit Lukaku bën sërish protagonistin dhe shënon golin e dytë personal dhe të tretin të kësaj ndeshjeje, duke vendosur statistika mbresëlënëse individualisht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lukaku’s 2nd goal of the game cashes the o2.5 goals with just minutes to play ?
— Action Network (@ActionNetworkHQ) June 12, 2021