Do të kujtohet vetëm për gafat, futbollistët e Bundesligës votojnë Mustafin si më të dobëtin e sezonit

Kampionatet kanë përfunduar dhe tashmë është koha për të bërë vlerësimin e sezonit. Media gjermane “Kicker“ ka zhvilluar një studim, ku kanë votuar 248 futbollistë të Bundesligës. Këta të fundit kanë bërë përzgjedhjet e tyre sa i përket lojtarit më të mirë të sezonit, atij më të dobët, trajnerit më të mirë, lojtarin më të mirë të ri, klubin surprizë në aspektin negativ dhe klubin surpriz në aspektin pozitv.

Çmimi për më të mirin e sezonit i shkon pikërisht Robert Levandovskit, ndërsa futbollisti më i dobët është votuar Shkodran Mustafi. Vetëm 6 muaj në radhët e Shalkes, por përsër ka mjaftuar për t’u kujtuar vetëm për gafat e tij në fushë. 13,3% e lojtarëve kanë votuar për emrin e mbrojtësit shqiptar si më të dobëtin e sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *