Franca është favorite për të fituar Europianin? Trajneri i Belgjikës e sheh ndryshe: Anglia se luan në shtëpi…

Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez ndan një mendim ndryshe me analistët e futbollit pasi sipas tij Franca nuk është skuadra favorite e Kampionatit Europian. Sipas parashikimit të spanjollit, një tjetër Kombëtare ka më shumë mundësi për të fituar trofeun.

“Jo, nuk e besoj që Franca është favoritja. Të gjitha skuadrat janë të forta, por më e rëndësishmja është përshtatja dhe loja në grup. Franca ka në grup Gjermaninë, Portugalinë dhe Hungarinë. Nga njëra anë, të luash ndaj skuadrave të forta që në fazën e grupeve të përgatit për ndeshjet me eliminim, ndërsa nga ana tjetër të jep shumë lodhje fizike. Është vetëm një skuadër favorite dhe ajo është Anglia pasi do të luajnë gjashtë nga shtatë ndeshjet në stadiumin e tyre”- u shpreh trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online