Keidi Bare ka treguar aftësitë e tij edhe në driblim në ndeshjen e fundit ndaj Çekisë. Pra jo vetëm fizik për të thyer kundërshtarët, por njëkohësisht edhe inteligjencë për t’iu shkëputur me një lëvizje të vetme.
Këtë herë mesfushori na surprizoi me driblimin që vite më parë e shihnim nga Zidane. Në heshtje nuk mund të qëndronte as klubi i Espanjolit që e ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare që ta shohin edhe tifozët e klubit spanjollë: “Shumë mirë Keidi”. /Sport Ekspres/
¡Pero bueeeenooo, Keidi! ?#RCDE pic.twitter.com/KLhyW3hAtz
— RCD Espanyol de Barcelona (@RCDEspanyol) June 10, 2021