Turqia dhe Italia do të hapin siparin e kompeticionit më të rëndësishëm të vitit 2021, “Euro 2020”. Pavarësisht emrave jo shumë të njohur në organikë, të dyja skuadrat kanë treguar që kanë potencë për të shkuar larg.
Trajneri i Turqisë, Senjol Gynesh deklaroi se do të dëshironte që këto skuadra të përballeshin në finale. Sipas tij, të dyja kombëtaret janë shumë të mira, por në fund duhet të fitojë Turqia.
“Nuk jemi favoritët në këtë grup, por do të dëshiroja që të zhvilloja finalen e këtij turneu kundër Italisë. Rrugëtimi ynë nis nga ajo gjysmëfinale e Botërorit në vitin 2002. Tani do të ishte diçka e bukur sikur të luanim finalen ndaj tyre. Të gjithë dëshirojnë të fitojnë, edhe ne.
Do të jetë një ndeshje e komplikuar, njohim forcën e kundërshtarit por edhe pikat e tij të dobëta. Sheh individët e tyre dhe e di që luajnë të gjithë në Serinë A, dy te Çelsi e një te PSG. Jemi të ndërgjegjshëm për klasin dhe traditën e Italisë që kualifikohet thuajse në të gjithë turnetë. Kanë kulturë të madhe futbollistike. Nga pikëpamja teknike, taktike e fizike, do të jetë një ndeshje e luftuar.
Kemi ndeshjen e parë nesër dhe pavarësisht rezultatit, prioriteti do të jetë gjithmonë loja, ndoshta edhe më shumë se sa rezultati. Uroj të jetë një ndeshje e bukur, mes dy skuadrash të forta dhe që në fund të fitojë Turqia”, ishin fjalët e strategut turk. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/