VIDEO/ Harrojeni “Oktapodin Paul”! Qeni e bën sefte për Europianin, nis parashikimet e ndeshjeve me Itali-Turqi

Oktapodi Paul u përdor për të parashikuar ndeshjet e Botërorit në vitin 2010 dhe mori jehonë të madhe për shkakun e saktësisë në gjetjen e fituesit. Këtë herë për Europianin që do të nisi sot me ndeshjen Itali-Turqi do të përdoret qeni që të parashikojë historinë e përballjeve.

Për ta nisur me përballjen hapëse atje ku qeni ka shkuar fillimisht te pjata që përfaqësonte Italinë dhe herën e dytë për të përfunduar në pjatën tjetër ku gjendej flamuri i Turqisë. Pra në këtë mënyrë kemi parashikimin e një barazimi në këtë përballje. Në rastin kur qeni do të shkojë dy herë te e njëjta pjatë kjo tregon fituesin e çiftit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *