Në Kategorinë e Parë ishte Egnatia si “hirushja” e sezonit që lamë pas. Kjo skuadër arriti që të kalonte në elitën e futbollit shqiptar duke pretenduar që në kampionatin e ardhshëm të arrijë në Europë. Të paktën këto janë objektivat e shpalosura, ndërsa drejtuesit kanë nisur nga puna për të përforcuar ekipin.
Sot është njoftuar për ardhjen e mbrojtësit Franc Ymeraliaj që ishte pjesë e Bylisit. Ky futbollist ka qenë kapiteni i ballshiotëve për shumë ndeshje, me këta të fundit që nuk arritën të siguronin mbijetesën duke shkuar në Kategorinë e Parë. /Sport Ekspres/