Trajneri i Çekisë, Jaroslav Sihavy, ka folur menjëherë pas ndeshjes së fituar me Shqipërinë në shifrat 3-1. Në konferencën për shtyp Sihavy ka vlerësuar lart sulmuesit e kuqezinjëve, pavarësisht se në vendin tonë kritikohen për mos efikasitetin e tyre. Gjithashtu këtë test trajneri i çekëve e quan të rëndësishëm përpara përballjeve të Europianit me Kombëtaren që i ka dhënë përgjigjet e duhura.
“Më vjen mirë që e fituam ndeshjen. Por ne jemi gjithashtu jemi të kënaqur me performancën, veçanërisht në pjesën e parë, kur kemi punuar për krijimin në shanset tona. Ne pësuam një gol në fundin e pjesës së parë, por në fund fituam. Mendoj se kjo do të na lëvizë në mënyrë motivuese në ditët e ardhshme të përgatitjes dhe ndeshjen e parë me Skocinë.
Mendoj se epërsia do të na qetësonte dhe ne mund ta luanim pjesën e dytë ndryshe. Ne gjithashtu mund të falënderojmë lojtarët në mbrojtje që nuk e kishin aspak lehtë. Kundërshtari kishte sulmues të shkëlqyeshëm dhe na testoi shumë mirë. Luajtëm një kundër një dhe me presing të lart dhe ia dolëm, prandaj meritojmë lavdërime. Kundërshtari kishte lojtarë që luajë në liga cilësore dhe nuk ishte e lehtë. Për më tepër që e gjithë skuadra merr pjesë në mbrojtje”, tha trajneri i Cekisë. /Sport Ekspres/