“Rezultatet janë pozitive”, Peço analizon Kombëtaren: Sa të jetë Reja trajner, nuk duhet të prisnin gjë nga sulmi

Arjan Peço ka analizuar Kombëtaren duke u nisur edhe nga përballja e fundit me Uellsin. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Peço e ka ndarë panoramën e Shqipërisë në dy pjesë të ndryshme. E para është pjesa e rezultatit që ka trend pozitiv dhe e dytë është mungesa e efikasitetit dhe krijmtarisë në lojën sulmuese.

“Në fillim ne duhet të ndajmë gjërat se çfarë kërkojmë nga Kombëtarja. Duam rezultatet apo lojën? Nëse flasim për rezultatet kemi dalë të parët në Ligën e Kombeve dhe njëkohësisht kemi barazuar Uellsin që është në Europian. Pra rezultatet kanë vazhdimësi pozitive. Për pjesën e mbrojtjes të Shqipërisë e shohim të gjithë se jemi shumë mirë në këtë aspekt. Kemi shumë siguri dhe kjo duket. Por në pjesën e sulmit lëmë shumë për të dëshiruar. Unë mendoj se sa të jetë Reja te Shqipëria do të jetë gjithmonë kjo gjë.

Pra mbrojtje e mirë, por sa dalim në mesfushë nuk kemi më ide dhe është gjithmonë rastësore zgjidhja. Nuk shoh dorën e trajnerit aty. Ajo që më shqetëson është se trajneri thotë gjithmonë pas ndeshjes se duhet të punojmë më shumë me kundërsulmin, por gjithmonë është e njëjta situatë. Është trajner prezantues i viteve 80-90 në Itali dhe që primare kanë mbrojtjen”, ka thënë Peço. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *