Starova zgjedh 8 lojtarë të Teutës dhe trajnerin Martini si më të mirin, Ylli Aga: Këtë nuk ia fal, e ekzagjeruar

Sulejman Starova ka bërë zgjedhjen e formacionit më të mirë të sezonit 2020-2021 në Superiore dhe njëkohësisht të trajnerit më të mirë. Drejtori sportiv i Teutës ka vendosur thuajse gjithë formacionin e durrsakëve në emision “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Por kjo ka sjellë edhe disa batuta në studio, ku gazetari Ylli Aga është shprehur: “Këtë nuk ia fal Starovës, do t’i thotë presidentit që shiko se çfarë super skuadre që kemi.

Në një kampionat që u nda në golavarazh në fund titulli, përfshirja e 8 lojtarëve të Teutës është e ekzagjeruar në rastin më të mirë. E para njëherë Gurishta duhet të shkojë në vendin e tij”, u shpreh Aga, /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *