Ferencvaroshi hodhi pas krahëve një sezon tejet pozitiv. Klubi nga Budapesti fitoi kampionatin për të tretin vit radhazi si dhe preku me dorë suksesin historik të kualifikimit në grupet e Champions League. Megjithatë të gjitha këto nuk i mjaftuan Rebrov që të mbante vendin e tij në krye të pankinës.
Kampionët e Hungarisë e nisin merkaton nga stoli, duke ndërruar kështu trajnerin e tyre. Myrto Uzuni mëson emrin e kreut të ri të pankinës dhe ai është Peter Stoger. Austriaku 55-vjeçar më parë ka drejtuar në Bundesligë, ku në sezonin 2017-2018 udhëhoqi Borusian e Dortmundit, të cilën nga vendi i 8 në renditje arriti ta dërgonte në zonën Champions. Së fundmi, Stoger ka drejtuar ekipin e Austrisë së Vienës/Halit Delibashi-Sport Ekspres/