E bujshme/ Partizani pranë goditjes së madhe, një hap larg firmës me ish-mesfushorin e Kombëtares

Partizani humbi titullin kampion vetëm 2 javë përpara përfundimit të kampionatit dhe të njëjtën histori nuk dëshirojnë që ta përsërisin sezonin e ardhshëm. “Demat e kuq” po bëhen gati për vitin e ri futbollistik dhe premtojnë goditje të bujshme në merkato. Olsi Rama ka përveshur mëngët dhe ka nisur menjëherë nga puna për të sjellë në Shqipëri një lojtar që do të ishte luks për Superioren.

Bëhet fjalë për Migjen Bashën. Sipas “Fansat e futbollit shqiptar”, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe Partizani kanë rënë dakort në parim dhe tashmë po diskutohet vetëm ana financiare për të mbyllur marrëveshjen me një firmë në kontratë. Basha është një nga ata lojtarë që mund ti japë një tjetër fytyrë skuadrës së Ilir Dajës, teksa di si të falë qetësi dhe klas me pasimet e tij në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *