Mërgim Berisha ka shkëlqyer në këtë sezon me ekipin e Salzburgut duke lënë gjurmë edhe në “Champions League”. Sulmuesi 23-vjeçar është një prej talenteve shqiptar më të përfolur të momentit teksa ka shënuar 14 gola në kampionatin austriak të këtij sezoni.
Fatkeqësisht dëshira e tij është për të mbrojtur ngjyrat e Gjermanisë. Në ditën e djeshme “pancerat” mundën Hollandën U-21 me shifrat 1-2, ku u zhvillua gjysmëfinalja e Europanit. Mërgim Berisha tregoi sërish cilësitë që e karakterizojnë, por topi nuk i është bindur.
Tre herë ky sulmues do të ndalej nga traversa dhe shtylla për të na kujtuar “mallkimin” e dikurshëm të Sokol Cikalleshit. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi Berisha ka pasur fatin e keq me Gjermaninë U-21 duke bërë diferencën në mënyrën sesi paraqitet në fushë, por duke u ndalur nga traversa. /Sport Ekspres/
Mergim Berisha has been incredibly unlucky during the #U21EURO pic.twitter.com/tgolYe0jpH
— Taísto (@TaistoFCB) June 3, 2021