Pas largimit të trajnerit Mirel Josa, te Kukësi po vazhdojnë me zyrtarizimet për të tjera lëvizje në dalje. Këtë herë është futbollisti gjeorgjian, Mate Tsintsadze, i cili nuk është më pjesë e ekipit. Menjëherë pas mbylljes së sezonit janë ulur të dyja palët dhe kanë rënë në dakortësi për të mbyllur bashkëpunimin. Për arsye familjare lojtari kërkoi që të rikthehej në Gjeorgji duke lënë fanellën e verilindorëve me 1 gol dhe 2 asiste në 15 ndeshje. /Sport Ekspres/
Njoftim i klubit
Futbollisti gjeorgjian Mate Tsintsadze nuk eshte me pjese e ekipit tone. Pas perfundimit te sezonit, palet kane rene dakord per te nderprere bashkepunimin duke qene se per arsye familjare, futbollisti kerkonte te rikthehej ne Gjeorgji. Mate Tsintsadze u bashkua me Kukesin ne merkaton e janarit duke zhvilluar me ekipin tone 15 ndeshje, ku ka shenuar 1 gol dhe ka dhene 2 asiste.
Klubi i Kukesit e falenderon Maten per kontributin e dhene me fanellen e Kukesit dhe i uron suksese ne karrieren e tij.