“Kemi të gjitha mundësitë për vendin e dytë”, Bushi i sigurt përpara sfidës me Andorrë: I kemi marrë masat për 3 pikët

Shqipëria e 21 vjeçarëve do të debutojë nesër në mbrëmje në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 ndaj Andorrës, në stadiumin Andorra della Vela.

Në prag të kësaj ndeshjeje në transfertë, për fshf.org ka folur trajneri kuqezinjve, Alban Bushi, që ka analizuar përgatitjet 10 ditore për këtë ndeshje si dhe ka kërkuar nga skuadra përqendrim maksimal përballë Andorrës, për të nisur me këmbën e mbarë aventurën kualifikuese.

“Ishte një grumbullim i gjatë, i cili na dha mundësinë t’i shikonim të gjithë lojtarët, kjo ishte di?ka pozitive. Jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje që është shumë e rëndësishme dhe e vështirë.

Përballë kemi një kundërshtar që duhet vlerësuar. Kohët e fundit ka bërë mirë me ekipe si Anglia me të cilët ka barazuar, ka mundur Turqinë dhe ka barazuar me ne. Për këtë arsye e kemi vlerësuar shumë ndeshjen, dhe shpresojmë të marim 3 pikët”, u shpreh Bushi, që i pyetur mbi rivalët e grupit eliminator dhe shanset për vendin e dytë në fund të edicionit, shfaqet besimplotë.“Ne duhet të besojmë që i kemi të gjitha mundësitë për të zënë vendin e dytë dhe do ta tentojmë në këtë edicion.

Gjithçka fillon dhe varet edhe nga ndeshja e nesërme me Andorrën. Kemi ekip pothuajse të ri në krahasim me edicionin e kaluar, dhe duhet gjithashtu kohë që grupi të konsolidohet, po jam i kënaqur se si lojtarët e mi kanë vepruar në stërvitje, për këtë jam shumë optimist që këtë ndeshje do ta kalojmë me sukses”.

Trajneri kuqezi nuk i ka fshehur vështirësitë që kaloi skuadra e tij në këtë grumbullim sa i përket dëmtimeve dhe mungesave. “Ka qenë një nga grumbullimet më me shumë probleme që kemi pasur përsa i përket dëmtimeve. Është pothuajse një ekip i tërë që mungon, por besoj se kjo nuk do të na pengojë ne për të arritur fitoren neser. Me lojtarët që mungojnë sigurisht që do ishim patjetër më të fortë. Kjo gjithashtu tregon se sa punë është bërë te moshat e Shqipërisë, ku ne tani kemi 2 ekipe në dispozicion. Si e pret Andorrën në fushë nesër? Janë ekip grintoz, të vështirë, japin gjith?ka që kanë për fanellën. Nuk është se kanë shumë kualitet, por ne i kemi marrë masat për të dalë me 3 pikë nga kjo ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *