Vllaznia po rikthehet në kohët e saj më të mira dhe investimet e bëra në klub kanë dhënë efeketet e tyre pozitive. Ky sezon tregoi se prania e një sponsori solli një frymë tjetër në aspektin financiar, për këtë arsye Bashkia Shkodër hapi procesin për të shitur aksionet e klubit kuqeblu. Kryebashkiakja Voltana Ademi ka dhënë një intervistë për gazetaren Enxhi Biba në “News 24“, ku tregon më tepër rreth ankadit për shitjen e Vllaznisë si dhe shpreh kënaqësinë për suksesin e arritur nga skuadra këtë sezon.
“Është një ngjarje e pritshme për këtë vit në saj të një pune dhe performance që skuadra jonë ka pasur gjatë gjithë vitit. Zoti një Xhaferin një ditë e pyetën në kohën e përmbytjeve kur ne po kalonim dhe tha: ‘Në Shkodër edhe kur të përmbytur jemi, kalojmë gjithçka vetëm të fitojë skuadra jonë’. Me këtë dua të thëm që qyteti jonë ka sfida shumë të mëdha përpara, por nga ana tjetër kënaqësia që jep sporti në jetën e gjithsecilit është një motiv pozitiv për të tejkaluar edhe dhimbjen e sfidën. Futbolli e ka këtë impakt në qytet dhe është lehtësisht e verifikueshme. Majfton të dilni dhe të pyesni këdo, pavarësisht moshës dhe gjinisë. Kjo është e rëndësishme për tu thënë në Shkodër, të gjithë e ndjekin. Është dhurata më e mirë që i kanë dhënë tifozerisë.
Duke e parë si një tifoze edhe në aspektin e asaj që është luajtur në fushë, edhe ne kemi pasur difektet tona. Ne kemi pasur mundësinë të ishim fitues, pastaj diskutimet e tjera duhet ti bëjnë profesionistët, të gjithë ata që merren me kritikën në fushën sportive. Ne duhet të jemi të kënaqur që kemi arritur objektivin dhe luajmë në Europë. Jemi të kënaqur që kemi fituar Kupën e Republikës.
Unë do mbetem krenare që jam pjesë e një fitoreje ku të gjithë kanë kontributin e vetë. Duke e pasur sportin një nga prioritetet dhe fushat tona të zhvillimit social dhe ekonomik do e mbështesim atë për të pasur një impakt në zhvillimin e qytetit tonë.
Ka pasur gjithmonë një interes për Vllazninë. Gjithmonë kam pritur me sy hapur e me veshë të ngritur duke qenë e gatshme që të gjithë ata që duan të kontribuojnë te Vllaznia të bëhen pjesë e saj. Kam pasur pritshmërinë që të kishte edhe më shumë pjesëmarrje. Te ne kanë paraqitur kërkesën për të marrë dokumentacionin për ankand rreth 11 subjekte, ndër të cilat 6 kanë marrë pjesë në process. Do të doja të ishin edhe më shumë. Me procesin jam e kënaqur. Kushdo që të vijë sigurisht që bëhet fjalë për një sfidë. Nuk është e lehtë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një emër kaq të madh sa është klubi jonë”, është shprehur Voltana Ademi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/