“Mirupafshim Partizan”! Erald Çinari zyrtarizohet përfundimisht te ekipi turk, kontrata tregon qartazi besimin

Tashmë nuk bëhet fjalë për lajme mediatike të kohës së merkatos. Erald Çinari është larguar përfundimisht nga Partizani për të vazhduar karrierën jashtë Shqipërisë. Samsunspori do të jetë ekipi i ri i sulmuesit shqiptar që ishte “as-i” nën mëngë për trajnerin Ilir Daja.

Samsunspori ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes në faqen zyrtare. Besimi i madh për këtë futbollist shihet qartazi te kontrata e firmosur nga Çinari. Lojtari shqiptar ka nënshkruar për 3 vite dhe me të drejtën e rinovimit për 1 vit tjetër me skuadrën turke. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *