Shqipëria do të ndeshet kundër Uellsit në datën 5 qershor. Në këtë mënyrë trajneri Reja do të ketë mundësinë që të shohë lojtarët ndaj një kundërshtari me nivel të lartë që është i kualifikuar në Europian, përpara sfidave të vërteta në kualifikueset e Botërorit.
Kombëtarja është duke vazhduar me përgatitjet përpara ndeshjes me Uellsin, ndërsa për të ndezur më tepër grupin është menduar edhe këndimi i himnit të flamurit. Me dirigjentin italian, Reja, gjithë pjesa tjetër është për t’u shijuar. /Sport Ekspres/