Tashmë është thuajse e kryer dhe bëhet i ditur plani i Chelsea me Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është kthyer në Angli pas huazimit të shkëlqyer te Viteshe, ku arriti të linte gjurmë.
Së fundmi është “Sky Sport” që raporton se Broja do të provohet në turneun para sezonal të Chelseat. Gjithashtu theksohet se dëshira e klubit anglez është që ta mbajë Armandon për sezonin e ardhshëm në Premier League dhe mos ta huazojë sërish te Viteshe. /Sport Ekspres/