Andi Zeqiri duket se e ka marë lehtë mosgrumbullimin nga Kombëtarja e Zvicrës për Euro 2020. Sulmuesi i Brighton priste një ftesë nga trajneri i helvetëve, pasi refuzoi Kosovën. Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç e mori me vete këtë futbollist dhe më pas e hoqi nga lista me të njëjti vendim si të De Biazit për Rashicën, Gjimshitin dhe lojtarët e tjerë që u shkurtuan nga lista.
Megjithatë Andi Zeqiri duket se është i lumtur për zgjedhjen e tij, ku në një postim në Instagram ka vendosur foton e tij me fanellën e Zvicrës. Në këte foto ai ka vendosur mbishkrimin “Do të shihemi së shpejti”. Kujtojmë që Andi Zeqiri krijoi një dramë në Kosovë, ku disa herë shprehu interesimin për tu bërë pjesë e përfaqësues dardane, por në fund zgjodhi Zvicrën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/