Vllaznia arriti që të fitonte në shifrat 1-0 kundër Skënderbeut në finalen e Kupës së Shqipërisë. Menjëherë pas përfundimit të takimit ka nisur edhe festa e shkodranëve për sezonin fantastik që kanë zhvilluar gjatë kësaj kohe.
Ndërkohë përpara dhënies së medalje te Vllaznia kanë bërë edhe tunelin e duartrokitjeve për kundërshtarët. Trajneri Brdaric ka ngushëlluar edhe Zguron që u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Gurishtës duke dhënë leksionin e madh. /Sport Ekspres/