VIDEO/ “Nuk është për karton të kuq”! Starova kundër vendimit për Zguron: Nuk donte t’i binte me shkelm

Në moviolën e bërë në studion e emisionit “Skaner” sa i përket ndeshjes mes Vllaznisë dhe Skënderbeut kishte kundërshti dhe përplasje mendimesh në rastin e kartonit të kuq të Zguros. Ky i fundit ka bërë një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa ndaj Gurishtës, duke mos pasur qëllimin për të mbërritur te topi.

Ndërkohë Starova është shprehur se kartoni i verdhë do të ishte i mjaftueshëm në këtë rast. “Nuk është për karton të kuq. Nuk ka arritur dot te topi, i verdhi është në rregull. Ishte pamundësia fizike, nuk ka dashur që t’i bjeri në shkelm. E ka penguar, nuk e ka goditur”, ka thënë Starova që nga ana tjetër nuk e mohon faktin se ndeshja ishte me histori të mbyllur në ato momente. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *