“E kam bindje që Kupa vjen në Shkodër”! Brdariç rrit entuziazmin dhe mohon kalimin te Tirana: Janë thashetheme

Brdariç ka folur në konferencën për shtyp përpara finales së Kupës së Shqipërisë. Vllaznia do të përballet me Skënderbeun dhe ajo që kërkohet është trofeu i parë i një sezoni të mrekullueshëm që kanë zhvilluar shkodranët. Gjithashtu tekniku i Vllaznisë ka mohuar zërat që e largojnë te Tirana duke i konsideruar ende si thashetheme.

“Duhet ta marrim Skënderbeun shumë seriozisht, pasi edhe ata kanë dhuruar performanca pozitive dhe qëndruan në Superiore. Ne e dimë që duhet të jemi në maksimumin tonë për të fituar ndeshjen nesër. Fitimi i Kupës është i rëndësishëm për mua dhe skuadrën, pasi është speciale ta mbyllësh sezonin me trofe. Jemi të bindur për ta fituar këtë ndeshje.

Do të largohem te Tirana? Jo, nuk kam dijeni. Dikush mund të ketë shpërndarë një thashethem apo fjalë, pasi e dimë që është fundi i sezonit dhe po tentohet të merren lojtarë apo trajnerë. Dikush mund të mendojë për mua, por askush nuk ka folur me mua.

Më pëlqen presioni, pasi duhet të jesh i kujdesshëm. Ne kemi strategjinë tonë, kemi stilin tonë të lojës dhe duhet të shijojmë ndeshjen, të jemi të uritur, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të fituar finalen nesër. Jam i bindur që trofeu i Kupës do të vijë në Shkodër”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *