Vijnë në Superiore me projekt ambicioz, zyrtarë të FSHF-së vizitojnë stadiumin në ndërtim të Egnatias

Klubi i Egnatias po ecën me hapa galopantë përpara, teksa projekti i tyre ambicioz këtë sezon dha efektet e para pozitive. Skuadra rrogozhinase u shpall kampione e Kategorisë së parë dhe kthehet pas shumë vitesh në elitën e futbollit shqiptar, aty ku nuk duan të mbeten thjesht kalimtarë. Vetë presidenti i klubit ka shpallur objektiv për sezonin e ardhshëm Kupat e Europës, ndërsa nga ana e tij nuk mungojnë investimet në infrastrukturën e skuadrës.

Egnatia do t’i shtojë Shqipërisë një tjetër stadium modern, punimet e së cilit janë inspektuar ditën e sotme edhe nga FSHF-ja. Presidenti Demrozi ka pritur në ambientet e impiantit në ndërtim e sipër zyrtarë të Federatës, Lysien Nurishmin, Eduart Gjinin si dhe arkitektin Enea Stavre. Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi mbi elementet e çertifikimit sipas standarteve të FIFA-s në ndërtimin e Tribunës dhe fushës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *