Kirian Nuabueze ishte arsyeja kryesore që Duro mori drejtimin e Laçit. Në një klub që pretendonte për të dalë kampion, Nuabueze ishte figura kryesore e kurbinasve për të arritur te triumfi. Megjithatë problemet e ndryshme nuk e kanë lejuar këtë sulmues që të jap kontributin e tij me Laçin e Duros.
Së fundmi futbollisti kaloi një moment të vështirë shëndetësor dhe do të largohej drejt Amerikës. Gjithashtu u përfol edhe për mbylljen e parakohshme të karrierës, por kjo nuk ka rezultuar e vërtetë. Në ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij në Malajzi duke firmousr për ekipin e Kuala Lampur. /Sport Ekspres/