Teuta arriti që të kurorëzohej si kampione e Superiores pas fitores në shifrat 6-1 kundër Apolonisë. Në ndeshjen e fundit të kampionatit ishte sërish Bregu që bëri diferencën te durrsakët, për të treguar edhe njëherë tjetër se ishte ylli i tyre. Festa te Teuta ka qenë e madhe, ndërsa për t’i dhënë më shumë jehonë spektaklit ka menduar Aleksi dhe Vila që bëjnë rolin e gazetarit të “Supersport”.
Bregu e ka përkufizuar veten si një djalë që vjen rrallë në qytet mes të qeshurave, ndërsa njëkohësisht premton se me lekët e Këpucës së Artë do të organizojë një tjetër darkë me ekipin. Gjithashtu në sfond ka edhe fjalë të ndaluara që vijnë nga grupi i lojtarëve pas përmendjes së Ibrahimit dhe Eze. /Sport Ekspres/