Trajneri i Kosovës, Shaland, ka folur përpara ndeshjeve miqësore që do të luhen në qershor. Polemika të mëdha janë krijuar pët Andi Zeqirin i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën pas ftesës në Europian. Babai i lojtarit ishte zotuar se Zeqiri do të pranonte Kosovën, por Shaland nuk kërkon ekzagjerimin e çështjes.
”Ne kemi folur me lojtarin [Andi Zeqirin], agjentin dhe një lojtar që ka dy pasaporta mund të vendos. Dhe ai ka marrë ftesë nga Zvicra, e cila luan në Kampionat Evropian. Në përgjithësi për të gjithë lojtarët që kanë mundësinë të përfaqësojnë dy shtetet, duhet t’u them se ne u dërgojmë interesin tonë.
Ata lojtarë duhet të ndjejnë nder dhe krenari të luajnë për Kosovën, ne nuk mund t’u ulemi në gjunj atyre. Edhe ne kemi karakterin tonë dhe rrugëtimin tonë dhe Kosova nuk është zgjedhje e planit të dytë”, tha Shaland.
Gjithashtu është kritikuar edhe ish ylli i Skënderbeut, Bernard Berisha, që mungon në listën e Kosovës: “Nuk lexoj rrjetet sociale.Unë jam trajner, marr vendim për arsye të ndryshme dhe nuk flas për këto arsye me gazetarë. Secili lojtarë mund të shkruajë çka të dojë, por them se kam marrë Bytyqi, Zeneli, Kastrati dhe Rashica.
A është profesionale që të merren dy kartonë të verdhë brenda tetë minutave për një lojtar,” u shpreh Shaland duke iu referuar së shkuarës. /Sport Ekspres/