FOTO/ Çekiçi bën shokët e skuadrës të dashurohen me Shqipërinë, lojtari senegalez përshëndet me fanellën e Kombëtares

Endri Çekiçi ka marrë ftesën e Kombëtares dhe në dy takimet miqësore të qershorit do të jetë në dispozicion të trajnerit Edi Reja. Mesfushori shqiptar është grumbulluar me kuqezinjtë, por në Turqi ka lënë disa tifozë të veçantë. Futbollisti 24-vjeçar ka bërë shokët e skuadrës të dashurohen me Shqipërinë, duke shtuar disa mbështetës të Kombëtares në muajt qershor.

Lojtari senegalez, Assane Diousse ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social në “Instagram“, ku i buzëqeshur dhe me fanellën e Kombëtares shqiptare veshur përshëndet Endri Çekiçin. Ky i fundit e ka shpërndarë këtë moment edhe në profilin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *