Teksa pritej që skuadra e Interit të vazhdonte projektin me Conte dhe të përforcohej në mënyrë që të synohej përsëri fitimi i titullit kampion, si dhe ecja më gjatë në Champions League, drejtuesit zikaltër kanë ndërprerë kontratën me trajnerin italian. Në këtë mënyrë, Beppe Marotta do të japë në ditët në vazhdim dhe emrin e trajnerit që do të marë drejtimin e skuadrës.
Në rast se Conte dëshiron të drejtojë skuadra italiane, atëherë 51 vjeçarit do t’i duhet të presë një vit, pasi në kontratën mes tij dhe Interit është e shkruar që nuk ka mundësi të jetë trajner i një skuadre italiane për sezonin 2021-2022. Në këtë mënyrë parandalohet kalimi i Antonio Contes tek Juventusi, ku kjo e fundit pritet të shkarkojë Andrea Pirlon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/