Fituan titullin kampion, Olsi Rama dhe Gaz Demi i dërgojnë mesazh presidentit të Teutës

Teuta u shpall kampione e Shqipërisë për herë të dytë në histori pasi arriti të bëjë detyrën ndaj Apolonisë, duke fituar me goleadë. Tifozët e Partizanit kanë akuzuar drejt për drejt arbitrin Enea Jorgji për penalltinë e akorduar në ndeshjen ndaj Vllaznisë, ku sipas tyre vendosi dhe fatin e fitueses së trofeut.

Megjithatë drejtuesit e Partizanit, Olsi Rama dhe Gaz Demi i kanë shkruar një mesazh urimi për fitoren e këtij trofeu kaq të rëndësishëm presidentit të Teutës, Hasanbelliut sipas asaj që raporton Gerti Çarçani. Pavarësisht polemikave dhe akuzave jo të pakëta nga drejtuesit e Partizanit mbi arbitrin Enea Jorgji, tashmë sezoni ka përfunduar dhe asgjë nuk mund të ndryshohet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *