Olsi Rama ka kujtuar sërish penalltinë e dhënë në favor të Vllaznisë në përballjen kundër Partizanit. Ishte apo jo prekja me dorë e Belicës? Drejtori i të kuqëve e ka risjellë në vëmendje këtë rast, por jo për të hapur polemika sërish pas triumfit të Teutës.
Rama ka ndërtuar paralelizmin me një rast që ka disi ngjashmëri dhe vjen nga përballja e finales së “Europa League”, Vijareal-Man Utd. Megjithatë në këtë moment të “Europa League” është vendosur që të mos jepet penallti. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram