Teuta është shpallur kampione e sezonit 2020/2021 të Kategorisë Superiore, ku vetëm golavarazhi e vendoste sipër Vllaznisë, pati pikët ishin të barabarta. Një titull kampion ky që pritet pa polemika nga kompozitori i njohur shkodran, Osman Mula. Ky i fundit është i ftuar në studion e emisionit “Skaner”, ku shprehet se Vllaznia nuk kishte objektiv kreun e renditjes këtë sezon.
“Polemika për titullin e marrë nga Teuta? Jo, jo. Edhe në dasëm bëhet sherr. Mos të harrojmë se Vllaznia ishte me një këmbë në dhe. Ishte për rënie në Kategorinë e Parë. Sezoni nisi pa asnjë pritshmëri te Vllaznia dhe pa lojtarë që jepnin deklarata për titullin kampion. Kjo ishte edhe e bukura që ekipi bëri mirë dhe u shkëput në vendin e parë. Më pas sa nisi të festonte përpara kohe, atëherë la pikët”, ka thënë Osman Mula./Sport Ekspres/