Lille bëri të pamundurën këtë sezon, duke zbritur nga froni yjet e PSG. Skuadra franceze u shpall kampione me 1 pikë më shumë se vendi i dytë. Megjithatë, pa pritur të festojnë titullin kampion, Lille ka bërë ndryshime mjaft të mëdha.
Portieri i kësaj skuadre, Mike Magnan u transferua ditën e djeshme tek Milani, ku do të zëvendësojë Donnaruman, i cili pritet të largohet këtë merkato nga kuqezinjtë. Gjithashtu, nga Lille është larguar dhe trajneri Galtier, i cili pas 7 viteve arriti ta shpallë skuadrën kampion te Francës.
Lajmin e ka bërë të ditur Galtier në gazetën franceze L’Equipe. “Unë kam marrë këtë vendim personalisht, kam njoftuar edhe presidentin që do të largohem”, ka thënë Galtier për L’Equipe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/