Elvin Beqiri është një prej figurave legjendare të futbollit shqiptar dhe veçanërisht të Vllaznisë. I pyetur në emisionin “Sport Magazine” sa i përket pasardhësit të tij te Vllaznia, Beqiri nuk ka asnjë dyshim të vetëm se Mevlan Adili i afrohet më tepër me cilësitë që zotëronte. Gjithashtu ish-mbrojtësi i njohur është shprehur se Vllaznia e ka fituar kampionatin e saj.
“Pasardhësi im te Vllaznia? Në mbrojtje janë duke bërë të gjithë paraqitje shumë të mirë, ka qenë një nga repartet më të mira. Por mund të jetë Adili si zëvendësuesi im që vjen më tepër afër me cilësitë. Sulmon dhe merr pjesë në organizim më shumë. Nëse fiton kampionatin Vllaznia? Nuk e di se çfarë do të ndodh në Shkodër. Vllaznia e ka fituar me kohë kampionatin me paraqitjet që ka bërë”, ka thënë Beqiri. /Sport Ekspres/