Bledi Shkëmbi do të jetë trajneri që do të drejtojë Dinamon duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Kryeqytetasit janë kthyer në elitë pas shumë vitesh, ndërsa kërkojnë që të bëjnë menjëherë ndërhyrje në merkato për të ndërtuar një skuadër kompetitive.
Sipas asaj që ka pohuar Kosta Grillo për “Sport Magazine”, dëshirat e Bledi Shkëmbit në merkato janë disa lojtarë me eksperiencë në Superiore si Bruno Lulaj dhe Kristi Vangjeli, por pa harruar lojtarin që ka shpërthyer në Kategorinë e Parë me Korabin, Skukan. “Shkëmbi ka folur sot për Kristi Vangjelin, për Bruno Lulajn dhe për Skukën, lojtarin e Korabit”, tha Grillo. /Sport Ekspres/