Një futbollist shqiptar ka kthen derbin e Romës, por këtë herë në merkato. Xherdan Shaqiri prej kohësh është përfolur për një largim nga Liverpuli, duke qenë se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Klop. Futbollisti 29-vjeçar pëlqehet nga Ilgi Tare, i cili do të përpiqet të shfrytëzojë mundësinë për të sjellë bashkëkombasin e tij te bardhekaltrit.
Megjithatë në lojë është futur edhe Roma, teksa Hoze Murinjo e dëshiron nën urdhërat e tij te verdhekuqtë. Padyshim që një emër si ai i “special one“ mund të tundojë çdo lojtar, pasi do të ketë mundësinë të punojë me një nga trajnerët më të suksesshëm në botë. Ndërkohë Serie A nuk është një kampionat i panjohur për Shaqirin, i cili më parë ka mbajtur veshur fanellën e Interit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/