“Të ngjeth lëkurën“, menaxheri sportiv nuk arrin ta konceptojë gabimin e Hysajt: Një mbrojtës i atij niveli…

Elseid Hysaj e mbyll rrugëtimin e tij te Napoli me peshën e një faji mbi supe. Mbrojtësi shkodran luajti dje ndeshjen e fundit me të kaltrit, por gaboi në fushën e lojës teksa i dha mundësi të kundërshtarit të shënonte. Një gol ky që i lë napoletanët jashtë Champions League sezonin e ardhshëm. Kritikat nuk kanë munguar për Hysajn, ndërsa një prej atyre që kryqëzojnë shkodranin është edhe Pietro Lo Monako. Menaxheri i sportit ka folur për “TMË RAdio”, ku e sheh si të pakonceptueshëm atë gabim të lojtarit shqiptar.

“Të rishikosh gabimin e Hysajt e bën lëkurën të ngjethet. Një mbrojtës i atij niveli që i kthen shpinën topit pa parë trajektoren është e pakonceptueshme. Humbja e një kualifikimi në Ligën e Kampionëve në këtë mënyrë është zhgënjyese. Hysaj është gjithmonë i përfshirë … Dështimi tregon në mënyrë të mjerueshme një dobësi në karakterin e ekipit, që ata gjithmonë e kanë mbajtur me vete. Gatuso e bëri punën e tij, do të thoja edhe në kushtet e shqetësimit fillestar“, ka thënë Pietro Lo Monako./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *