Përveç taktikave magjepsëse dhe aftësitë për të fituar tituj te ndryshëm, Pëp Guardiola njihet dhe për lidhjet shpirtërore që mban me lojtarët e tij. Spanjolli e ka treguar me Lionel Messin, Joshua Kimmich, Foden e shumë të tjerë. Ditën e djeshme, Manchester City dhe Guardiola shijuan ndeshjen e fundit të Agueros me këtë skuadër.
Argjentinasi u fut në minutën e 65-të ndaj Evertonit, ku shënoi dopietë. Në këtë mënyrë Aguero arrin në kuotën e 184 golave në Premier League, duke thyer dhe rekordin e Ëayne Rooney. Në intervistën pas ndeshjes, Guardiola shpertheu në lot, duke thënë se Aguero është i pazëvendësueshëm në këtë skuadër.
“E duam shumë. Është një person i veçantë për të gjithë ne. Është shumë i këndshëm. Më ka ndihmuar shumë. Nuk mund ta zëvendësojmë dot. Nuk mundemi”- tha Guardiola, i cili nga lotët e tepërta fliste me shumë vështirësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
“He is a special person for all of us. He is so nice. He helped me a lot. We cannot replace him. We cannot.” ?
An emotional Pep Guardiola is reduced to tears when asked about Sergio Aguero, who will leave Manchester City this summer.https://t.co/COVNqfr9Dr #MCFC pic.twitter.com/PthCDZVBhI
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 23, 2021