Napoli ka bërë gabimin e madh në ndeshjen e fundit të Serisë A duke barazuar në shifrat 1-1 me Veronën. Ekipi i Gatuzos kishte gjithçka në dorë teksa me triumfin e sotëm do të kalonte në “Champions League”. Kjo do të thotë më shumë humbje për financat e drejtusëve të klubit dhe kush më tepër sesa presidenti De Laurentis e ndien diferencën?
Ky i fundit nuk ka pritur asnjë minutë më shumë duke shkarkuar trajnerin Gatuzon. Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, De Laurentis i uron më të mirat Gatuzos në jetën dhe karrierën e tij, por historia te Napoli është zyrtarisht e mbyllur. /Sport Ekspres/
Caro Rino, sono felice di aver trascorso quasi due stagioni con te. Ringraziandoti per il lavoro svolto, ti auguro successi ovunque tu vada. Un abbraccio anche a tua moglie e ai tuoi figli. Aurelio De Laurentiis
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) May 23, 2021