Çmenduri në Gjermani! Ekipi që turpëroi Bajernin në Kupë kthen Mërgim Mavrajn në Bundesligë

Një çmenduri e vërtetë ka ardhur edhe në ndeshjet e fundit që janë zhvilluar në Bundesliga 2. Bochum u shpall kampion, ndërsa lufta e vërtetë po zhvillohej mes vendit të dytë dhe të tretë për biletën e Bundesligës. Përpara përballjeve të sotme ishte Holstein Kiel që ndodhej e dyta, me një pikë më shumë se Greuther Furth. Te kjo e fundit luan edhe futbollisti shqiptar, Mërgim Mavraj, por i cili është i dëmtuar dhe për këtë arsye nuk ka qenë në fushë. Nga krahu tjetër Holstein Kiel po kryesonte në shifrat 1-0 ndaj Darmstad, por do të bënte surprizën e madhe për t’u përmbysur në rezultatin 2-3.

Ndërkohë Greuther Furth që po gabonte ndaj Duseldorfit, ktheu rezultatin në pjesën e dytë për të fituar 3-2 edhe pse luajti me 10 lojtarë për 45 minuta. Pas këtyre takimeve është Bochum dhe Greuther Furth që ngjiten në elitën e futbollit gjerman, ndërsa Holstien Kiel që shkon në “Play-Off”. Kjo e fundit mori vëmendjen e madhe në këtë vit për shkak se eliminoi Bajernin e Mynihut nga Kupa, duke i sjellë turpërimin bavarezëve. Sa i përket Mërgim Mavrajt, lojtari shqiptar do të rikthehet sërish në Bundesligë në sezonin e ardhshëm duke i garantuar mbrojtjen Greuther Furth me eksperiencën e tij mbi shpatulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *