VIDEO/ Lojtarët e përqafuar duke u ndërruar me njëri-tjetrin, zëvendësimi që tregon Interin e Conte-s

Interi është duke zhvilluar ndeshjen e fundit të Serisë A kundër Udinezes, atje ku po kryeson në shifrat 5-0. Zikaltërit do të zhvillojnë sot edhe ceremoninë e fitimit të titullit kampion, duke mbyllur në këtë mënyrë dinastinë e Juventusit. Ajo që ka marrë vëmendjen në këtë ndeshje ishte edhe ndërrimi i lojtarëve në minutën e 57, ku tregohet saktësisht atmosfera e tyre e zikaltërve nën drejtimin e Conte-s.

Hakimi dhe Lautaro do t’i linin vendin Perisic dhe Lukakut, ndërsa të përqafuar kanë shkuar për t’i lënë vendin njëri-tjetrit. Më pas trajneri Conte ka shkëmbyer edhe disa batuta me Martinez, ndërsa disa kohë më parë pati edhe një konflikt me të, duke treguar se situata është tërësisht e qetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *